Guardiola është i bindur

- Bota Sot

Guardiola është i bindur

Pep Guardiola thotë se Mançester Siti është duke vuajtur vendimet e këqija që ka marrë këtë sezon dhe për këtë përgjegjësia bie mbi të gjithë dhe sigurisht më shumë te trajneri.

Pas humbjes 3-2 në “Etihad”, skuadra e tij duhet të bëjë një ndeshje perfekte për të prerë biletën në 1/8-at e Ligës së Kampioneve sot në “Bernabeu”.

Por ndërsa i kishte dhënë skuadrës së tij pak ditë më parë vetëm 1 % shanse për përmbysjen e sotme, trajneri katalanas premton se ata do të luftojnë për të fituar dhe shkuar mes 16 skuadrave më të mira.

Por Pep është i ndërgjegjshëm se ky nuk është momenti më i mirë i “Qytetarëve”, të cilët kanë bërë shumë gabime këtë sezon dhe nuk duken më ajo skuadra që të gjithë kishin frikë dhe mund të fitonte kudo. “Ne i njohim cilësitë e Realit.

Ne provuam t’i sulmojmë në pjesën e dytë shumë shpejt. Ata ta lejojnë një gjë të tillë, sepse luajnë hapur dhe janë një ekip i jashtëzakonshëm. Këto ndeshje janë gjithnjë shumë argëtuese dhe prodhojnë gola. Ne do të shkojmë atje për të shënuar”, tha ai.

Por skuadra e tij dështoi edhe njëherë që të ruante avantazhin pasi kaloi dy herë në epërsi me Halandin. Siti është kthyer në një skuadër normale, e cenueshme në çdo aspekt të lojës. “Ka ndodhur shumë shpesh gjatë këtij sezoni. Janë ato vendimet e këqija për të cilën unë kam folur gjithnjë dhe vazhdoj t’i përsëris.

Unë jam përgjegjësi kryesor, jam trajneri dhe marr përgjegjësinë, por nuk janë vetëm vendimet e mia apo vetëm të skuadrës. Janë të të gjithëve”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot