Ancelotti pas fitores ndaj Cityt: Ky kualifikim na jep motivim të madh

- Bota Sot

Ancelotti pas fitores ndaj Cityt: Ky kualifikim na jep motivim të madh

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për “Sky Sport” pas fitores së pastër ndaj Manchester Cityt (3-1), fitore që e kualifikon skuadrën madrilenë në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera kundër Cityt.

Ky kualifikim na jep motivim të madh”, tha Ancelotti.

“Çelësi ishte të mbroheshim mirë, e bëmë si në ndeshjen e parë ashtu edhe në këtë të kthimit.

Kur mbrohesh mirë, del në pah cilësia e skuadrës”, theksoi strategu italian..



Lexoni të gjitha në Bota Sot