Mbappe: Në raundin tjetër të Champions-it preferoj Atleticon

- Bota Sot

Mbappe: Në raundin tjetër të Champions-it preferoj Atleticon

Kylian Mbappe shkëlqeu me tripletë golash në duelin ndaj Mançester Sitit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3:1.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ylli francez, ndër të tjera u shpreh:  

“Faza e përshtatjes? Ka mbaruar.

Është koha që të filloj të vendos për fatin e ndeshjeve. Ishte një natë perfekte për skuadrën. Ne donim të fitonim dhe të kualifikoheshim, ishte logjike të ishim në 1/8, ndeshja kundër Sitit ishte e vështirë por ne luajtëm me të mirën tonë. Ishte një ditë e mrekullueshme për mua dhe ekipin. 

E thashë këtë, nuk doja të vija këtu dhe të luaja keq. Ishte një gjë të realizoja ëndrrën time, por dua të luaj mirë këtu, koha për t’u përshtatur ka mbaruar dhe duhet të tregoj karakterin tim. 

Unë dua të shkruaj histori me këtë ekip dhe bashkëlojtarët e mi. Kam shënuar shumë gola gjatë karrierës sime, por ndonjëherë ishin të kotë. Dua të fitoj tituj me Real Madridin. 

“Bajer Leverkusen apo Atletiko? Unë preferoj Atletikon (në raundin tjetër), kështu që ne i kursejmë vetes një udhëtim”, u shpreh Mbappe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot