Temperatura -21 gradë, Messi ndalon topin mirë, bën një rrotullim dhe shënon për Inter Miamin

- Bota Sot

Temperatura -21 gradë, Messi ndalon topin mirë, bën një rrotullim dhe shënon për Inter Miamin

Leo Messi nuk ka të ndalur dhe po vazhdon shkëlqimin me fanellën e Inter Miami.

Skuadra e sulmuesit argjentinas triumfoi me rezultat 0-1 ndaj Sporting Kansas City, në ndeshjen e parë të raundit të parë të Concacaf Champions Cup.

Ndeshja e parë zyrtare e Inter Miamit për vitin 2025 ishte planifikuar të zhvillohej të martën, por u shty 24 orë për shkak të një stuhie bore.

Megjithatë, i ftohti dhe temperaturat e ashpra vazhduan të mërkurën, aq sa gjatë ndeshjes temperatura ishte -21 gradë.

Messi realizoi në minutën e 56-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me një gol të bukur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot