Thomas Brdariç para Elbasanit: Të eliminojmë gabimet

- Bota Sot

Thomas Brdariç para Elbasanit: Të eliminojmë gabimet

Vllaznia do të presë ditën e nesërme në “Loro Boriçi’ skuadrën e Elbasanit, me ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 26-të të kampionatit. Duel ky që do të startojë në orën 17:30 dhe që është shumë i rëndësishëm për shkodranët.

Thomas Brdariç ka zhvilluar intensivisht përgatitjet për këtë duel, ndërsa në konferencen për shtyp ka analizuar kundërshtarin e tyre. Ndër të tjera bëri të ditur se ka mungesa dhe se pavarësisht këtyre detajeve pret fitoren në shtëpi para tifozëve.

“Duhet të shkojmë për hapin e radhës me Elbasanin, duhet të jemi mjaft të përgatitur.

E dimë që është një ekip me mjaft eksperiencë po ashtu edhe trajneri, provojnë mundësitë e fundit për të hyrë në “Final Four” dhe ne do mundohemi ti ndalim ata. Fokusin e kam për nesër dhe jo për të kaluarën, kemi bërë mjaft vendime të mira por të parandalojmë gabimet e vogla dhe të mësojmë sa më shpejt nga ato. Lojtarët duhet të kuptojnë që të jenë me balancë, bëmë disa gabime të vogla por ekipi mbrojti mjaft mirë duke marrë një pikë me Dinamon por nesër është një ndeshje tjetër.

Kemi një formacion tjetër, zëvendësojmë Jagon dhe Melon që janë me kartonë të kuq, kemi disa lojtarë që luajnë në disa pozicione, është mundësi e mirë dhe për ata që janë në stol dhe po punojmë me të gjithë për të qenë gati për nesër. Është një situatë e mirë, duhet të kemi rezultate të mira në fund të sezonit, është diçka tradicionale, të fokusohemi dhe do shkojë çdo gjë mjaft mirë.

Ne duhet ta shijojmë rinovimin e Balajt, është i rëndësishëm për klubin, e meriton dhe ka uri të shtyjë ekipin.  Me personalitetin e tij do ta shtyjë Vllazninë drejt hapit të radhës dhe i kam thënë Bekimit që të luajë mirë dhe të shënojë, por të jetë lider për lojtarët e rinj.

Deliu dhe Çoba do të jenë nesër, do kemi ekip kompetitiv dhe shpresojmë të fitojmë nesër përpara tifozëve tanë. Shkojmë për çdo ndeshje ti fitojmë ato, të jemi me këmbë në tokë dhe mos ti nënvlerësojmë ato, më vret ndeshja e fundit dhe nesër duhet të bëjmë edhe më mirë dhe të vazhdojmë e të shënojmë. Të dalim me një rezultat sa më të mirë.

Të dy presidentët kërkojnë fitoren dhe duan Kupën, por Elbasani luan kundër Vllaznisë, një ekipi të fortë. E dimë që duhet të kalojmë 100 % dhe të jemi ekipi që do të marrim pikë dhe kalojmë edhe në gjysmëfinalen e Kupës. Ky është fokuesi nesër. Tafili ka treguar një performancë të mirë me U21, por nëse do të ketë mundësi do ti japim shans, çdo stërvitje japin rezultat dhe janë lojtarë të fortë, dhe normale do të jenë në fokus për ekipin e parë”, ka deklaruar Brdariç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot