Ish-presidenti i Barcelona-s, Joan Gaspart, shpreson se Liga Pro Saudite mund ta bindë Vinicius Jr të largohet nga Real Madrid.
Al-Ahli dhe Al-Hilal janë duke kërkuar një marrëveshje për brazilianin.
“Si një tifoz i Barcelona-s, shpresoj që Vinicius ta pranojë ofertën saudite”, tha Gaspart.
Drejtuesit e SPL po përgatisin ofertë me vlerë rreth 300 milionë euro për Madridin dhe 200 milionë euro në sezon për lojtarin për një kontratë pesëvjeçare.
Një ofertë që ish-presidenti dëshiron “të jetë mjaft e mirë për të bindur Vinicius”.
Gaspart vazhdoi: “Shpresoj që ai ta pranojë sepse është një nga lojtarët e mëdhenj dhe largimi i tij do të jetë gjëja më e mirë për Blaugranat.
“Ai është një lojtar shumë i shpejtë, me driblime mbresëlënëse, me karakter të tmerrshëm, por gjithmonë shumë i motivuar nga ekipi i tij”.