Kombëtarja U-19 e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Azerbajxhanit

- Bota Sot

Kombëtarja U-19 e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Azerbajxhanit

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 e vajzave ka përfunduar sot përgatitjet për ndeshjen e dytë në raundin e dytë të Kampionatit Europian, ku do të përballet me Azerbajxhanin.

Pas humbjes ndaj Malit të Zi, skuadra është përqendruar maksimalisht te sfida e nesërme, duke zhvilluar dy seanca stërvitore dje dhe sot.

Gjendja e ekipit është e mirë, me vajzat që gëzojnë formë të mirë fizike dhe janë gati për përballjen e radhës.

Ndeshja Shqipëri – Azerbajxhan do të zhvillohet nesër, në orën 14:30, në stadiumin “Egnatia Arena”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot