Priten largimet e super yjeve të skuadrës

- Bota Sot

Priten largimet e super yjeve të skuadrës

Manchester City mund të përballet me një verë dramatike të merkatos, pasi një listë e gjatë e lojtarëve kryesorë pritet të largohet nga klubi.

Sipas raportimeve të Daily Star, disa nga figurat më të rëndësishme të ekipit të Pep Guardiolës, përfshirë Kevin De Bruyne, Bernardo Silva, John Stones, Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan, Ederson, Jack Grealish dhe Kyle Walker, mund të lënë “Etihad Stadium” në fund të sezonit.

Ky lajm ka tronditur botën e futbollit, duke ngritur pyetje të mëdha mbi të ardhmen e Manchester Cityt dhe strategjinë e tyre për sezonet e ardhshme. Guardiola ka ndërtuar një skuadër dominuese, por nëse këto largime ndodhin, klubi do të duhet të rinovohet plotësisht.

Nëse ky eksod ndodh, Guardiola dhe drejtuesit e Cityt do të përballen me sfidën më të madhe të epokës së tyre – rindërtimin e një skuadre të re pa disa nga lojtarët që i kanë sjellë suksese të jashtëzakonshme.

Kjo gjithashtu mund të sinjalizojë një ndryshim të filozofisë së klubit, me fokus te lojtarët më të rinj dhe afrimet e reja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot