Ardian Ismajli prej 2 ndeshjesh nuk ka qenë i gatshëm për Empolin në kampionat.
Kjo pasi mbrojtësi po vuan një dëmtim.
Shqiptari pësoi një dëmtim ndaj Juventusit në minutën e 60-të të takimit dhe pati disa probleme muskulore.
Tashmë kjo fazë ka kaluar dhe mbrojtësi do të rikthehet në fushë në sfidën me Atalantën e Berat Gjimshitit.
28-vjeçari është vënë nën urdhrat e trajnerit të Empolit, i cili më pas do të vendosë edhe sa minuta do të zbresë në fushë.
Kujtojmë se Ismajli në këtë sezon ka luajtur në 23 ndeshje nga 25 që janë zhvilluar deri më tani në Serie A, duke qenë një lider për skuadrën italiane.
Rikthimi i tij nga dëmtimi është gjithashtu një lajm i mirë edhe për Sylvinhon, i cili do të ketë të gatshë liderin e mbrojtjes për sfidat e muajit mars që janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.