Çfarë i ndodhi Ronaldos?

- Bota Sot

Çfarë i ndodhi Ronaldos?

Një aeroplan me ngjyrë të zezë, logoja “CR7” pranë derës së hyrjes dhe një prani misterioze në pistën e Manchester.

Të gjitha këto elemente mund të sugjeronin një vizitë të Cristiano Ronaldos në qytetin ku u bë një yll i futbollit.

Megjithatë, duket se vetë portugezi nuk ishte në bord, ndërsa arsyeja e aterrimit aty lidhej me një problem teknik.

Sipas raportimeve nga “The Sun”, aeroplani privat i Ronaldos, “Bombardier Global Express 6500”, i vlerësuar rreth 73 milionë euro, u detyrua të kryente një ulje emergjente në aeroportin e Mançesterit në fillim të kësaj jave.

Shkaku i incidentit ishte një çarje e zbuluar në një nga xhamat e mjetit fluturues, duke detyruar pilotin të zbarkonte për të shmangur çdo rrezik. Ekuipazhi inxhinierik konfirmoi problemin dhe ka kërkuar një pjesë zëvendësuese, por avioni nuk do të lejohet të ngrihet përsëri derisa të kryhet riparimi.

Ndërkohë, Kristiano Ronaldo nuk kishte asnjë lidhje direkte me këtë incident, pasi ishte në fushë me ekipin e tij Al-Nassr, gjatë ndeshjes ndaj Persepolis në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azi-s.

Megjithatë, prania e avionit të personalizuar me inicialet e tij në Mançester shkaktoi një stuhi spekulimesh, duke nxitur tifozët dhe mediat angleze të mendojnë për një vizitë të mundshme të CR7 në qytetin ku ai la gjurmë të thella në historinë e Manchester Utd,



Lexoni të gjitha në Bota Sot