Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, duke folur në konferencën për media para ndeshjes kundër Las Palmas, ka komentuar edhe shortin e Ligës së Kampionëve që i vendosi katalanasit përballë Benficës në fazën e 1/8-tës së finales.
Strategu gjerman mendon se dueli me skuadrën portugez do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse sipas tij, Benfica ka skuadër të fortë dhe cilësore.
“Mendoj se është një ndeshje e vështirë. Benfika luan shumë mirë.
Ata janë të fortë. Nuk është e lehtë të matësh veten kundër tyre”, u shpreh Flick.
Ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës së Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 4 dhe 5 mars, ndërsa ato të kthimit më 11 dhe 12 mars.
Përveç përballjes mes Barcelonës dhe Benficës, spikat edhe derbi madrilen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.