Ka përfunduar sfida mes Dinamos dhe Laçit, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, ishin dinamovitët ata që ia dolën të fitonin me rezultatin 2-0.
Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Dejvi Bregu që shënoi dy golat.
“Gati dy muaj mungesë për operacionin në gisht kam pasur probleme.
Avash avash po e marr veten dhe jam i lumtur që jemi rikthyer tek fitorja. Ka disa lojtarë që nga kanë munguar si Dita, Hoxha, kemi pasur probleme në organikë.
Kishim periudhë të vështirë pa fitore.
Me këtë fitore sot, do rritet edhe besimi në skuadër.
Do shkojmë në sfidën tjetër në Korçë për të dhënë maksimumin. Kam dy muaj jashtë dhe gola dhe asistime, gjithsesi nuk jam borxhi ndaj Dinamos dhe askujt. Kur dal në fushë jap maksimumin dhe do e jap gjithmonë maksimumin”, është shprehur Dejvi Bregu.