Një gjuajtje me armë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen “Dardania” në kryeqytet, ku për pasojë u plagos një person dhe si shkak i plagëve të marra po vazhdon trajtimin në QKUK, raporton Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat e armës në Dardani të Prishtinës është Gentrit Ibrahimi.
Nga informacionet e para që i ka siguruar Sinjali thuhet se personat e dyshuar thirrën në kompaninë e taksive ku punonte i plagosuri dhe kërkuan që në Dardani të shkonte Ibrahimi.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se nga të shtënat në lagjen Dardania një person ka mbetur i plagosur.