Partizani mendon të rikthejë në kryeqytet ish-trajnerin kampion

- Bota Sot

Partizani mendon të rikthejë në kryeqytet ish-trajnerin kampion

Partizani ditën e djeshme pas humbjes me Bylisin shkarkoi menjëherë Aleksandar Veselinovic.

Kjo ka ardhur për shkak të rezultateve negative, me drejtuesit që tashmë kërkojnë një timonier të ri.

Në fakt opsioni i parë për t’u ulur në stolin e kryeqytetasve është Arbër Abilaliaj, i cili për herë të dytë në këtë sezon do të rimarrë në dorë “frenat” e ekipit. Por gjithashtu në “pole-position” është edhe Giovanni Colella.

Ky i fundit aktualisht është pa një ekip, pasi vetëm pak ditë më parë mbylli aventurën e tij me Ferronikelin në Kosovë. Fakti që italiani e njeh mirë ambientin e kuq bën që drejtuesit të mendojnë për rikthimin e tij.

Gjithashtu 58-vjeçari ka fituar titullin me Partizanin në sezonin 2022-2023. Jemi vetëm 11 ndeshje larg mbylljes së këtij sezoni dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit për stolin e Partizanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot