Kristjan Asllani në “qiell të shtatë"

- Bota Sot

Kristjan Asllani në “qiell të shtatë"

Merkatoja e verës mund të sjellë shumë ndryshime në të ardhmen e Kristjan Asllanit. Kjo pasi mesfushori shqiptar mund të marrë rolin e titullarit te zikaltërit.

Është skuadra e Newcastle që mund t’i bëjë nder shqiptarit. Anglezët kërkojnë Hakan Calhanoglun, me këtë të fundit që është kthyer në objektivin e ekipit nga Premier League për merkaton e verës.

Sigurisht që largimi i Calhanoglus do t’i bënte shumë punë Asllanit, i cili siç dihet është zëvendësuesi natyral i turkut dhe në rast të largimit të tij, lideri i Kombëtares shqiptare do të merrte në dorë “çelësat”  e mesfushës së Interit.

Por jo vetëm kaq, pasi për Calhanoglun ka interesime edhe nga Bayern Munich dhe disa klube arabe. Kontrata aktuale e turkut me zikaltërtit përfundon në qershor të 2027 dhe nga “Transfermarkt” vlerësohet me 40 milionë euro.

Deri më tani Calhanoglu ka luajtur në 25 ndeshje, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë edhe 2 asiste..



Lexoni të gjitha në Bota Sot