Tonali i ka thënë “po” Juventusit

- Bota Sot

Tonali i ka thënë “po” Juventusit

Ajo që “Allianz Stadium” përcolli kundër Interit, duhet ndjerë edhe jashtë fushe, duke filluar nga ndeshja ndaj Cagliarit, të dielën në mbrëmje.

Motivimi dhe sidomos pikët janë të domosdoshme për t’u rikthyer në Champions League sezonin e ardhshëm, kompeticion ky, me të cilin i “lanë duart” vetëm tri ditë më parë në Holandë (për edicionin aktual).

Me të ardhurat nga Champions League, Kolo Muani ka shumë mundësi të vazhdojë të veshë fanellën e Juves. Marrëveshja për rinovimin e huazimit është afër, me një kosto prej 6 milionë eurosh dhe opsion blerjeje rreth 45 milionë euro, shifër që përputhet me vlerësimin e tij në bilancin e PSG-së deri më 30 qershor 2026.

Por Juventusi nuk mendon vetëm për sulmin. Sandro Tonali, mesfushori që aktualisht luan për Newcastle, ka dhënë tashmë miratimin e tij për një transferim te Juve. Sezonin e ardhshëm, ai do të ketë një vlerësim prej rreth 35 milionë eurosh në bilancin e klubit anglez. Një tjetër skenar mund të përfshijë shkëmbim-huazimi me Douglas Luiz, duke e rikthyer brazilianin në Premier League.

Ekzistojnë edhe tri situata të sigurta në merkato, pavarësisht pjesëmarrjes ose jo në Champions:

– Andrea Cambiaso pritet të transferohet te Manchester City në verë, me vlerën e marrëveshjes që pritet të kalojë 60 milionë euro.

– Dushan Vlahoviq është gjithnjë e më afër largimit, me tre muajt e fundit si lojtar i Juventusit.

– Francisco Conceição, aktualisht i huazuar, do të blihet përfundimisht nga klubi bardhezi, pavarësisht kualifikimit në Champions.

Ndryshe nga Conceição, e ardhmja e Kolo Muani, Tonali dhe Kenan Yildiz varet shumë nga rezultatet e skuadrës. Yildiz është një nga kandidatët kryesorë për t’u shitur, pasi Juve nuk planifikon një tjetër rritje kapitali nëse nuk sigurohen të ardhurat nga Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot