Ekipet e Kategorisë së Parë ditën e nesërme do të zbresin sërish në fushë.
Skuadrat do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 24-të të kampionatit.
6 takimet do të luhen në të njëjtën orën, 13:30. Duele mjaft interesante janë në program dhe priten të jenë shumë të luftuara.
Kështu Valbona do të presë në shtëpi skuadrën e Vorës, ndërsa Flamurtari do të udhëtojë në transfertë, ku do të sfidojë Kukësin. E luftuar do të jetë edhe dueli mes Apolonisë dhe Burrelin si dhe Kastriotit dhe Pogradecit.
Gjithashtu vëmendja do të jet edhe te Korabi – Besa dhe Lushnja – Erzeni.
NDESHJET:
Valbona-Vora
Kukësi-Flamurtari
Korabi-Besa
Apolonia-Burreli
Kastrioti-Pogradeci
Lushnja-Erzeni