Trajneri shqiptar, Besnik Hasi, i cili vazhdon karrierën e suksesshme në Belgjikë, aktualisht në krye të KV Mechelen është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të sherrit me një tifoz të ekipit të tij në fund të ndeshjes.
KV Mechelen barazoi në shtëpi 1-1 ndaj St.Truiden, një rezultat që la të zhgënjyer tifozët vendas, madje njëri prej tyre iu afrua pankinës dhe debatoi ashpër me trajnerin Hasi.
Shqiptari nuk u përmbajt dot dhe iu kundërvu ashpër tifozit, situata mund të kishte shkuar edhe më keq nëse nuk do ndërhynin lojtarët dhe stafi i KV Mechelen për të qetësuar Hasin.
Mediat dhe shumë analistë në Belgjikë, e kanë quajtur të tepruar këtë reagim të Hasit dhe e kanë cilësuar si apsak profesionst. KV Mechelen renditet në vendin e 10-të në elitën e futbollit belg.