Teuta mposhti Tiranën me përmbysje me shifrat 2-1 në ndeshjen e javës së 26-të të Superiores. Trajneri i durrsakëve Bledar Hodo doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes.
“Mendoj që ishte një ndeshje e rëndësishme për skuadrën, kemi javë që nuk vëmë gjumë në sy. E pamë dhe gjatë ndeshjes, por skuadra dukej që kishte shumë tension. Jam i gëzuar për faktin që morëm 3 pikët, por kemi shumë punë për të bërë.
Po të bëhen çunat bashkë mundemi të luftojmë. E kemi analizuar Tiranën, e kemi parë. Simeu ka pasur probleme fizike, ndaj ishim më të kujdesshëm nga ana difensive. Më pëlqen mënyra e lojës së Martinit, por duhet të kesh mbrojtës të shpejtë.
U munduam të bëjmë diçka, kemi probleme dhe duhet të punojmë ende.
Kampionati është i fortë është zjarr, duhet të jemi të gatshëm pasi nuk ka ndeshje të lehta. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.”, tha Hodo.