Barcelona rikthen kreun e tabelës pas fitores ndaj Las Palmas

- Bota Sot

Barcelona rikthen kreun e tabelës pas fitores ndaj Las Palmas

Atletico Madrid vetëm përkohësisht mori sot kreun e La Ligës, pasi këtë e humbi pas fitores në udhëtim të Barcelonës sonte ndaj Las Palmas me rezultat, në kuadër të xhiros së 25-të të elitës spanjolle në futboll.

Skuadra katalanase fillimisht deri te fitorja e 17-të erdhi me golin e Dani Olmo në minutën e 62-të. Ky ishte njëherësh goli i tij i parë që nga muaji nëntor dhe i pesti gjithsej për ekipin e Barcelonës në këtë edicion të garave.

Në minutën e gjashtë të kohës shtesë, skuadra katalanase shënoi edhe golin e saj të dytë përmes Ferran Torres, i katërti gjithsej në këtë sezon, pas asistimit të brazilianit Raphina. 

Las Palmas pas kësaj humbjeje, e 14-ta në këtë sezon, mbetet pranë zonës së rrezikshme për të rënë nga liga me 23 pikë, po aq sa ka edhe Valencia një pozitë më poshtë, por me gol-diferencë më të dobët.

Barcelona ka 54 pikë, Atletico Madrid 53, Real Madrid 51, por me dy ndeshje më pak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot