Të dielën në Tetovë derbi i madh

- Bota Sot

Të dielën në Tetovë derbi i madh

Të dielën në Tetovë Shkëndija e pret Sileksin në duelin e parë si vendas në vitin 2025.

Para fillimit të ndeshjes do të nderohet ish-kapiteni Ferhan Hasani që u pensionua nga futbolli, si dhe Besart Ibraimi për jubileun 150 gola me Shkëndijën. 

"Pas fillimit të mbarë të gjysmësezonit pranveror me fitoren 2:1 ndaj Vardarit në Shkup, kuqezinjtë janë gati për sfidën e parë zyrtare para tifozëve në Tetovë.

Objektivi mbetet i pandryshuar, vetëm fitoret na mbajnë në rrugën drejt titullit. Triumfi në Shkup është lënë pas dhe ekipi është plotësisht i përqendruar te Sileksi, një kundërshtar që këtë sezon po kalon një formë shumë të mirë. Në kampin kuqezi, atmosfera është pozitive, ndërsa ekipi është i gatshëm të japë më të mirën për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

Skuadra

Shkëndija në këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në shërbimet e Adenis Shalës, i cili është i pezulluar shkaku i 5 kartonave të verdhë. Përveç tij, stafi teknik ka në dispozicion të gjithë lojtarët tjerë.

Kundërshtari

Sileksi po zhvillon një sezon mbresëlënës dhe pas shumë vitesh është në garë për titull. Ata përfunduan fazën e parë të kampionatit si liderë, me pikë të barabarta me Shkëndijën dhe Rabotniçkin.

Në ndeshjen e parë të këtij viti barazuan 1:1 ndaj Tikveshit dhe në Tetovë vijnë me vetëm dy pikë më pak se Shkëndija, çka e bën këtë duel edhe më të rëndësishëm në luftën për kreun e tabelës.

Transmetimi

Ndeshja Shkëndija-Sileksi do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim nga ora 14:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube", njofton FC Shkëndija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot