brahim Alhassan pret fitore të Shkëndijes

- Bota Sot

brahim Alhassan pret fitore të Shkëndijes

Shkëndija e Tetovës si lidere pret xhiron e dytë pranverore në elitën e futbollit maqedonas, në një duel direkt për kreun e tabelës. Sileksi i Kratovës vjen në Tetovë me dy pikë më pak se tanët, ndërsa kuqezinjtë synojnë fitore për të thelluar diferencën me njërin prej konkurentëve për titull.

Para derbit të xhiros së 20-të para mediave foli mesfushori nigerian, Adamu Ibrahim Alhassan, i cili pohon se ekipi ka atmosferë pozitive, mirëpo thekson se nuk ka vend për eufori dhe secila nga 14 ndeshjet e mbetura është si një finale për kuqezinjtë. 

Ndeshja Shkëndija-Sileksi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.

…atmosfera…

Ibrahim Alhassan: “Unë mendoj se ne jemi gati të luftojmë sërish. Të bëjmë ekipin tonë të qëndrojë në krye të renditjes. E shoh si stërvitemi, koncentrimi që kemi, si e dëgjojmë trajnerin dhe njëri tjetrin. Ne jemi gati të luftojmë sërish për të bërë të mundur të qëndrojmë në krye të renditjes.”

…starti me fitore motiv para Sileksit

Ibrahim Alhassan: “Po ne veçmë jemi kuptuar. Dy ditët e fundit trajneri na ka folur, ne duhet të harrojmë ndeshjen me Vardarin. Ndeshja me Vardarin i takon të kaluarës, tani jemi duke menduar për Sileksin. Çdo ndeshje ne e marrim si finale, pasi duam të arrijmë atë që duam ta realizojmë. Ne jemi të koncentruar për ndeshjen e radhës kundër Sileksit. Shpresoj të ndjehemi mirë dhe të mund të luftojmë sërish më shumë se sa ndaj Vardarit. Kjo është ajo që ndjej se ekipi e ndjen.”

…Sileksi…

Ibrahim Alhassan: “Si që ju thash, kur shoh ekipin tonë në stërvitje sa të koncentruar jemi për tu bërë kampion, ne jemi gati të luftojmë sërish për ti bërë tifozët tanë krenar me ekipin. Shpresoj të bëjmë rezultat të mirë këtë javë kundër Sileksit. Ne jemi gati për të luftuar për të fituar ndeshjen. Secilën ndeshje e marrim si finale dhe jemi gati të luftojmë sërish.”

…forma personale…

Ibrahim Alhassan: “Po, kur unë ndjehem mirë e dij se do të performoj ashtu si kërkon trajneri nga unë. Unë sakrifikoj veten për skuadrën time. Për mua dhe për ekipin tim. Ne duam të realizojmë atë që kemi objektiv. Ne kemi ardhur këtu për të bërë ekipin të del kampion. Kjo është ambicia jonë për ekipin. Gjithë lojtarët këtu kanë ardhur për të arritur diçka. Ne jemi gati për të luftuar për titullin kampion, nuk duam të humbim ndeshje. Duam të vazhdojmë performansën si ekip.

Nëse shihni ekipin tani, ne jemi ndryshe. Nëse shikoni si kemi luftuar vitin e shkuar në gjysmësezon, tani ne filluam mirë. Mendoj ndjehemi mirë, kemi më shumë motivim tani për të fituar më shumë ndeshje gjatë sezonit, sepse kemi ambicie të fitojmë ligën.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot