Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

- Bota Sot

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Pedri ka qenë gjithmonë i vlerësuar tek Barcelona, por këtë sezon ai ka filluar të shfaqë potencialin e vërtetë që i bindi blaugranasit ta transferojnë atë nga Las Palmas. 

Ai ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të ekipit të Hansi Flick gjatë muajve të fundit në veçanti, me teknikun gjerman që e ka gjetur rolin i cili e lejon 22-vjeçarin të operojë në nivelin e tij më të mirë. 

Ishte në vitin 2020 kur Barcelona e transferoi Pedrin. Ai luajti një numër jashtëzakonisht të madh ndeshjesh në sezonin e tij të parë në klub, teksa u paraqit edhe në Euro 2020 dhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020. 

Kjo bëri që ai të kishte vazhdimisht probleme me lëndime gjatë viteve të fundit, ani pse ai ka arritur t’i tejkalojë këto probleme këtë sezon pasi një plan për ta rikthyer formën e tij optimale u hartua më herët gjatë sezonit. 

Barcelona pagoi një tarifë fillestare prej 5 milionë eurosh për transferimin e Pedrit, ani pse shuma totale duket se ka qenë shumë më e madhe. 

Sipas një raportimi nga e përditshmja katalanase Sport, shuma e saktë që Las Palmas ka marrë është zbuluar nga presidenti i klubit, Miguel Angel Ramirez. 

“Mendoj se po flasim për një shumë rreth 23 dhe 24 milionë euro, në atë drejtim. Ne kemi arritur një marrëveshje të mirë me një djalosh që nuk ka luajtur kurrë në futbollin profesionist”, ka thënë Angel Ramirez. 

Shtesat që u përfshin në marrëveshjen për Pedrin tashmë janë paguar, që do të thotë se Barcelona nuk i ka më para borxh Las Palmasit..



Lexoni të gjitha në Bota Sot