Salah: Kanë trajnerin numër 1 në botë

- Bota Sot

Salah: Kanë trajnerin numër 1 në botë

Mohamed Salah po e pret me padurim ndeshjen e Liverpool me Manchester City në Premier League.

Egjiptiani ka përmendur disa nga veçoritë që ka Manchester City fiks përpara përballjes që zhvillohet sot në “Etihad”.

Sulmuesi ka theksuar faktin se City ka një nga trajnerët më të mirë në botë si Pep Guardiola, i cili ka përcaktuar një epokë në futboll.

.“City do të jetë gjithmonë City, i fortë dhe cilësor.

Kanë një nga trajnerët më të mirë në histori dhe plot lojtarë të shkëlqyer.

Kanë luajtur në nivelin më të lartë për shumë vite dhe kanë fituar gjithçka”.

“Mendoj se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë. Ata kanë avantazhin që do luajnë në stadiumin e tyre dhe gjithashtu kanë lojtarë me përvojë, kështu që ne duhet të provojmë shanset tona me qetësi”



Lexoni të gjitha në Bota Sot