Prishtina pa një lojtar, Ferizaj në epërsi! Pa gola në Klinë në pjesën e parë

- Bota Sot

Prishtina pa një lojtar, Ferizaj në epërsi! Pa gola në Klinë në pjesën e parë

Ferizaj është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Prishtina mbetet pa një lojtar nga minuta e 4-të. 

Gjyqtari Genc Nuza pasi e shikoi sistemin VAR e ndëshkoi me karton të kuq Leonard Vitinë e Prishtinës, pasi si lojtar i fundit ndërhyri nga pas ndaj Betim Haxhimusës.

Në minutën e 12-të Albion Kurtaj nuk e la topin të bie as në tokë por me të parën nga afërsia e mposhti portierin e Prishtinës, Nika, 1:0.

Ndeshja në Klinë mes Dukagjinit dhe Gjilani pa gola në 45 minutat e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot