Besiktas nxjerr në shitje Ernest Muçin

- Bota Sot

Besiktas nxjerr në shitje Ernest Muçin

Media turke “Fanatik” raporton se Besiktas ka nxjerrë në shitje Ernest Muçin, pasi klubi turk nuk është i kënaqur me perfomancat e shqiptarit.

Në 45 ndeshje që është aktivizuar me Besiktas, Ernest Muçi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste, por këto statistika duket se nuk e kënaqin Besiktas, ndaj dhe e ka nxjerrë në shitje shqiptarin.

Klubi turk pagoi 10 milionë euro te Legia për kartonin e shqiptarit dhe tani kërkon po të njëjtën shifër për ta lënë të lirë.

Gjatë merkatos së janarit u përfol se kishte interes nga Premier League për djaloshin shqiptar, ku u përmend emri i Aston Villa-s, por nuk pati kontakte zyrtare mes dy klubeve.

Me ardhjen e merkatos së verës, largimi i Muçit nga Besiktas është i sigurt, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i tij i ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot