Sot ndodhi një skandal i madh në Prizren, ku tifozët e Lirisë së Prizrenit sulmojnë në fushë futbollistët e Vëllaznimit të Gjakovës.
Çudia është se për këtë skandal shkarravit edhe pamfleti serb “Kurir”.
“Në kuadër të xhiros së 16-të të ligës së parë, u përballën futbollistët e Lirisë dhe të Vëllaznimit dhe kjo ndeshje u shënua me një skandal i madh.
Domethënë, tifozët janë vërsulur në fushë dhe janë përleshur me lojtarët dhe skenat tronditëse po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.
Ndeshja u ndoq më shumë se 2000 tifozë dhe pas përfundimit të ndeshjes, huliganë u futën në fushë dhe krijuan kaos të paparë.
Policia është dashur të reagojë për të parandaluar një incident të madh”, shkarravit më tej.