Kosova përballet me Letoninë në Ligën e Kombeve

- Bota Sot

Kosova përballet me Letoninë në Ligën e Kombeve

Pas fitores bindëse ndaj Maqedonisë së Veriut (4:0), Kombëtarja e Kosovës për femra janë të motivuar për të vazhduar me rezultate pozitive dhe për një paraqitje tjetër të të njëjtit nivel. Gjatë seancës së djeshme, ekipi ka punuar në përmirësimin e disa aspekteve taktike, me fokus në eliminimin e gabimeve të evidentuara në ndeshjen e kaluar.

Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj u shpreh optimist për paraqitjen e ekipit, duke theksuar se skuadra ka bërë përgatitjet e duhura për këtë sfidë, por se tha se rezultati është i paparashikueshëm, andaj edhe do të hyjnë në lojë me seriozitetin më të madh.

Futbollistet e Kosovës po ashtu shprehën besimin e tyre për këtë përballje, duke nënvizuar se e kanë analizuar mirë kundërshtarin dhe se me mbështetjen e tifozëve dardanë besojnë të realizojnë fitoren e radhës.

Kosova renditet e para në Grupin 6, me 3 pikë dhe synon të vazhdojë ecurinë pozitive në këtë kompeticion, me qëllim të realizimit të objektivit për rikthim në Ligën B.



Lexoni të gjitha në Bota Sot