“Tebas flet shumë për Real Madridin. Që nga koha që unë kam qenë këtu… Ai nuk respekton miliona tifozë të Real Madridit duke folur kështu. Ka çështje më të rëndësishme dhe ai duhet të fokusohet më shumë në zgjidhjen e problemeve të futbollit spanjoll”.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad, Carlo Ancelotti komentoi deklaratat e fundit të presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, i cili foli për sjelljen “qaramane” të Real Madridit në javët e fundit.
Përgjigja e Tebas nuk vonoi: “Carlo, të gjithë e dinë që institucionet reflektohen në atë që bëjnë dhe thonë drejtuesit e tyre, dhe në futboll edhe më shumë.
“Kështu që kur thashë se ‘Real Madridi është bërë një klub qaraman’, padyshim po i referohesha faktit se janë drejtuesit e tij ata që po ndërtojnë këtë narrativë të viktimizimit dhe konspiracionit: nga ‘konkurrenca e kontaminuar’ te ‘të gjithë arbitrat janë kundër Madridit’, te ‘ata janë të gjithë kundër Real Madridit’… E çuditshme, apo jo?.
“Sepse ky fjalim, përveç mosrespektimit ndaj kompeticionit, është edhe mungesë respekti ndaj skuadrave që ju kanë mundur në fushë, ose sepse ishin më të mirë, ose thjesht, kishin më shumë fat.
“Kjo është mungesë respekti për miliona tifozë. Unë kam qenë tifoz i Real Madridit që kur kam qenë fëmijë dhe e gjithë kjo narrativë e promovuar nga drejtuesit shkon kundër vlerave që kemi promovuar gjithmonë. Carlo, është për të ardhur keq që po të përdorin për këtë, duke pasur parasysh përvojën që ke”, ka shkruar Tebas në rrjetet sociale.