Legjenda e Bayernit i propozon klubit që ta zëvendësojë Kanen me yllin e Bundesligas

- Bota Sot

Legjenda e Bayernit i propozon klubit që ta zëvendësojë Kanen me yllin e Bundesligas

Këtë sezon, Harry Kane ka shkaktuar një debat rreth efikasitetit të tij dhe ndikimit të tij për Bayern Munchenin.

Pavarësisht se e nisi sezonin në formën e tij më të mirë të mundshme, që nga nisja e gjysmës së dytë të sezonit, vetëm penalltitë janë bërë burim i golave për anglezin.

Në katër ndeshjet e Bayernit që ka lëshuar pikë – në të cilat ka luajtur edhe Kane – anglezi ka dështuar të shënojë, ndaj kundërshtarëve si Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt e Borussia Dortmund, që arritën të minimizojnë rrezikun nga ai.

Kjo nënkupton që “Bavarezët” nuk kanë mundur të llogarisin në të në ndeshjet mëdha këtë sezon, duke bërë që kritika të shumta të shkojnë në adresë të anglezit.

Tani, duke marrë parasysh këtë gjendje, ish-mesfushori i Bayernit, Stefan Effenberg i ka sugjeruar klubit që të shohin alternativë tjetër për sulmuesin anglez, duke ia propozuar një sulmues të Bundesligas në vend të tij.

Duke folur në Sport1, mesfushori gjerman i ka bërë me dije Vincent Kompanys që t’ia hedhë një sy sulmuesit të Leverkusenit, Patrik Schick.

“Ky është një lojtar që e bën diferencën, i cili fizikisht është i fortë dhe ka një teknikë të përsosur. Është një sulmues i kompletuar”, tha ai.

Deri më tani këtë sezon, Schick ka shënuar 15 gola në 20 ndeshje, me disa lëndime dhe konkurrenca me Victor Boniface që ia kanë pamundësuar atij të konkurrojë me Kanen për topgolashënuesin e Bundesligas.

Derisa mund të vlerësohet tej mase rreziku që Schick i dhuron ekipit në sulm, Kane është më i përshtatshëm për ndërtim të lojës, duke dhuruar shtatë asistime për shokët e skuadrës, kundrejt zero të Schickut.

Kane deri më tani këtë edicion në Bundesliga ka 21 gola të shënuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot