Tirana për “jetë a vdekje” kundër Dinamos

- Bota Sot

Tirana për “jetë a vdekje” kundër Dinamos

Humbja me Teutën ka “zhytur” Tiranën në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit. Një humbje që vështirëson akoma më shumë pozitat e bardhebluve dhe situatën e tyre në klasifikim.

Për të patur vazhdimësinë duket se as 300 milionë lekë të vjetër nuk i kanë bërë “derman” ekipit. Kjo pasi siç mësohet nga shtypi i shkruar, Refik Halili ka shpërndarë para duelit me durrsakët plot 300 milionë lekë të vjetër skuadrës, duke shlyer një pjesë të detyrimeve të prapambetura.

Gjesti i drejtuesve për t’i dhënë para duelit me durrsakët si një mënyrë motivimi për futbollistët nuk ka rezultuar e duhura, pasi kryeqytetasit u mposhtën 2-1 dhe humbin kështu sfidën ndaj rivalëve.

Por tashmë nuk kanë kohë për të humbur dhe derbi me Dinamon kthehet në “jetike” për bardhebklutë.

Duel ky që do të luhet ditën e dielë në “Elbasan Arena” në orën 17:00 dhe është i vlefshëm për javën e 27-të të Superiores.

Mbetet të shihet se si do të jetë performanca e Tiranës në derbi, ku fitorja kthehet të jetë mëse e detyrueshme. Në të kundërt pozitat në fundin e klasifikimit vijnë e sa më shumë vështirësohen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot