Pedri: Rezultat negativ, por në finalen e Kupës shkojmë ne

- Bota Sot

Pedri: Rezultat negativ, por në finalen e Kupës shkojmë ne

Mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzalez e ka cilësuar si një rezultat të keq barazimin 4-4 përballë Atletikos në Kupën e Mbretit.“Kur je duke kryesuar 4-2 dhe arrihesh në fund, natyrisht ky barazim ngjan si një rezultat i keq.

Kemi bërë disa gabime në fund që na kushtuan, por nuk mund të ndryshojmë dot asgjë. Ne duhet të kujdesemi që këto gjëra të mos ndodhin më.

Këto janë gjëra që duhet t’i mësojmë”, tha Pedri.

Më pas ai ka vijuar me analizën e tij. “Unë mendoj se bëmë një ndeshje të shkëlqyer në të dyja ndeshjet kundër Atletikos.

Këtë e nisëm duke pësuar dy gola të shpejtë, por unë jam krenar për mënyrën se si reagoi skuadra.

Kur të arrijmë përpara, duhet të jemi më të qetë dhe të luajmë më thjeshtë. Ne kemi besim të plotë në ekip. Do të jetë një ndeshje e vështirë atje, por ne do të shkojmë në finale, kjo është e sigurt”, deklaroi mesfushori i katalanasve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot