Hansi Flick: Mënyra se si u kthyem në lojë ishte e mrekullueshme!

- Bota Sot

Hansi Flick: Mënyra se si u kthyem në lojë ishte e mrekullueshme!

Barcelona dhe Atletico Madridin nuk shkuan më shumë se barazimi 4-4 mes tyre në gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey. Një sfidë spektakolare mes gjigandëve spanjollë, ecila prodhoi 8 gola, por jo fitues.

Një barazim që sigutisht ka mërzitur Hansi Flick. Ky  fundit pas sfidës është shprehur mjaft i zhgënjyer me golat që skuadra pësoi. Por nga ana tjetër përgëzon lojtarët për luftën e zhvilluar deri në fund.

“Jam i zhgënjyer për golat që pësuam, sepse ishin shumë të lehtë. Megjithatë, jam i kënaqur me mënyrën se si reaguan lojtarët dhe me sulmin tonë. Shënuam katër gola, gjë që tregon cilësitë tona ofensive.

 Mënyra se si u kthyem në lojë dhe mënyra se si dominuam në disa momente ishte vërtet e mrekullueshme. Kjo tregon se kemi një ekip me shpirt luftarak.

Ne do të luftojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi kurrë. Besoj se kemi një shans të mirë për të fituar në ndeshjen e ardhshme”, ka theksuar timonieri gjerman.



Lexoni të gjitha në Bota Sot