Tifozët e Barçës të papërmbajtshëm

- Bota Sot

Tifozët e Barçës të papërmbajtshëm

Pragndeshja e Kupës së Mbretit (gjysmëfinale) mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit është shoqëruar me tensione dhe incidente të shumta. Të paktën këtë raportojnë mediat spanjolle.

Një grup i madh tifozësh të Barcelonës u mblodhën rreth stadiumit “Montjuiç” për t’u ngrohur për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Atletikos, tre orë para fillimit të saj.

Ardhja e autobusëve të dy skuadrave ishte pika më e lartë e përqendrimit të tifozerisë blaugrana, e cila u shtua në numër dhe intensitet, teksa minutat kalonin dhe nata binte mbi Barcelonën.

Grupe radikale tifozësh të Barçës përfituan nga kalimi i autobusit të ekipit për t’u përleshur me policinë spanjolle. Ata kanë goditur me shishe, sende të tjera të forta dhe flakadanë policinë.

Ndërkohë që më vonë ata kanë goditur me ç’të mundnin dhe autobusin e Atletikos, duke shkaktuar kaos. Në kor ata kanë shpërthyer kundër Realit, PSG-së, Viniciusit dhe Dembelesë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot