Skuadra e Rijekës ka befasuar të gjithë, duke e deklasuar me rezultat 3:1 Hajdukun në Split.
Hajduku i trajnerit Gattuso është eliminuar nga Kupa e Kroacisë.
Futbollisti Lindon Selahi është paraqitur titullar për fitoren e madhe të Rijekës.
Selahi është zëvendësuar në minutën e 90+1.
Për Rijekën shënuan Djouahra (6), Fruk (13 e 51) dhe për Hajdukun realizoi Livaja (29).
Hajduku eliminohet e Rijeka kualifikohet në gjysmëfinale.