Lajm i trishtë, ndërron jetë ish-lojtari që fitoi Champions Leaguen me Realin!
Havier Dorado ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare. Ish-lojtari i Realit po vuante prej kohësh nga një sëmundje.
I lindur në Spanjë, Dorado luajti për moshat e Realit fillimisht.
Më pas kaloi te ekipi i parë ku mori 400 minuta nën urdhërat e trajnerit Del Boske.
Dorado ishte po ashtu pjesë e skuadrës madrilene në sezonin 1999/00, kur u fitua Champions League.