Vëllaznimi i Gjakovës nuk i mbijetoi lojës së mirë të rivalit të vjetër, Prishtinës.
Skuadra e Prishtinës ka triumfuar me rezultat të thellë 4:0 ndaj Vëllaznimit, në çerekfinalen e Kupës së Kosovës që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Vëllaznimi në mungesë të stadiumit në Gjakovë, ka luajtur si vendas në Malishevë por ka pësuar debakël.
Golat i realizuan Yakubu (17’), Gallapeni (59’).
Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale e Vëllaznimi eliminohet.