Më pak yje dhe kampionë, një grup më i bashkuar.
Kjo është filozofia e re e ndjekur nga PSG nën drejtimin e Luis Campos, drejtori sportiv i klubit francez, i cili ka krijuar një organikë shumë të fortë edhe me me ndihmën e trajnerit Luis Enrique.
Problemi është se tani PSG duhet të ruhet nga Arabia Saudite.
Në fakt, sipas Le Parisien, drejtuesi portugez 60-vjeçar duket se ka marrë një ofertë rekord prej 200 milionë eurosh për 10 vitet për një detyrë 10-vjeçare.
Një ofertë aspak e rastësishme duke parë se kontrata e Campos me klubin parisien skadon në qershor dhe negociatat janë bllokuar për momentin.
Synimi i Arabisë Saudite është ai që t’i japë pushtet të plotë drejtorit portugez në mënyrë që të krijojë një plan veprimi që mund të ndihmojë vendin të synojë gjysmëfinalet në Kupën e Botës 2034.
Çfarë mendon presidenti Al Khelaifi? Marrëdhënia me Campos është e mirë, por nga Katari janë të sigurt se negociatat për rinovimin e kontratës kanë ngecur.