Jaroviq për Gjilanin: Ndeshje për të treguar vazhdimësinë

- Bota Sot

Jaroviq për Gjilanin: Ndeshje për të treguar vazhdimësinë

Futbollisti i Gjilanit, Senad Jaroviq, në konferencën për media para gazetarëve në prag të sfidës kampionale ndaj Suharekës është shprehur optimist që ai me bashkëlojtarët do ta vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive.

Golashënuesi më i mirë i ekipit ka potencuar faktin se është me rëndësi të vazhdohet me rezultate pozitive pas startit të mirë në pranverë.

“Kemi bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje dhe synojmë të vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat, pasi që kemi shënuar dy fitore dhe një barazim në këto tri ndeshjet e para. Do të bëjmë maksimumin për të vazhduar këtë ecuri”.

Jaroviq foli edhe për konkurencën e cila është rritur ndjeshëm në skuadër, derisa ka vlerësuar gjithashtu edhe partnerin e tij në repartin sulmues.

“Konkurenca e shëndosh është gjithmonë e rëndësishme dhe e mirëseardhur. Unë ngado që kam shkuar kam patur konkurencë të shëndosh dhe ardhmja e Almirit (Aganspahicit), gjithashtu është e shëndosh, sepse të dy jemi të motivuar për të punuar më shumë dhe për të dhënë për ekipin”.

Dueli ndërmjet Suharekës dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 14:00 në Suharekë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot