Arrestohen 10 persona në Suharekë, po luanin bixhoz

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohen 10 persona në Suharekë, po luanin bixhoz

Dhjetë persona janë arrestuar në Suharekë pasi janë zënë duke luajtur bixhoz.

Referuar Policisë, të dyshuarit janë hasur dje në një kafene të qytetit në rrugën “Brigada 123”.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit janë hasur në një kafiteri, e cila ishte pronë e njërit nga të arrestuarit duke luajtur bixhoz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit