Pique: Kurr nuk do ta vishja fanellën e Real Madridi

- Bota Sot

Pique: Kurr nuk do ta vishja fanellën e Real Madridi

Rivaliteti që kanë dy klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona ndikon shumë edhe tek futbollistët.

Një prej tyre është edhe ish-lojtari i skuadrës katalanase, Gerrard Pique.

Spanjolli gjatë njëpodcast me legjenden e Realit, Iker Casillas, ka thënë se kurr nuk do ta veshte fanellën e ”Los Blancos”.

“Kurrë në jetën time nuk mund të vishja fanellën e Real Madridit.

Edhe ato që kam marrë nga lojtarët kundërshtarë pas ndeshjeve. As që do ta mendoja. Në asnjë mënyrë. Kurrë”, ka deklaruar Pique.

Ai gjithashtu është pyetur nëse një ditë do të bëhej president i Barcelonës.

“Kam ndjenja të përziera për të sepse të jesh president i Barçës është më shumë sakrificë sesa shpërblim. Sidoqoftë, i detyrohem gjithçka klubit”, ka thënë Pique.



Lexoni të gjitha në Bota Sot