Mbrojtësi i Pogradecit: Është turp!

- Bota Sot

Mbrojtësi i Pogradecit: Është turp!

Vangel Zguro ka reaguar në rrjetet sociale për golin e anuluar të skuadrës së Pogradecit në sfidnë me Lushnjen.

Mbrojtësi ka postuar videon e momentit dhe ka shkruar se këtij klubi po i bëhet një padrejtësi dhe se këto gjëra që po ndodhin janë të turpshme dhe se ndihen të vjedhur.

“Çdo javë e njëjta gjë. Kur një qytet investon dhe e do kaq shumë futbollin, s’mund ta dëmtosh në këtë mënyrë. Çdo javë e njëjta gjë. Si futbollist i Pogradecit ndihem shumë i vjedhur dhe është turp”, ka shkruar ish-i i Partizanit në “Insta-Story”.

Kujtojmë se Pogradecit ditën e djeshme në sfidën me Lushnjen iu anulua një gol i rregullt në minutën e 91-të të takimit. Një gol që do të sillte përmbysjen e madhe të sfidën nga 0-2 në 3-2, me pogradecarët që do të siguronin 3 pikët.

Por goli i shënuar nga Samake në minutën e 91-të u anulua nga gjyqtari anësor i sfidës, Xhuljo Mani dhe më pas kryesori Florjan Lata nuk e pa të arsyeshme ta shikonte në VAR. Kjo ka shkaktuar shumë zhurmë dhe siç dihet të 2 arbitrat janë shpallur “Non Grata” nga skuadra e Pogradecit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot