Bashkimi fiton derbin, dy pikë larg lideri të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Bashkimi fiton derbin, dy pikë larg lideri të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut

Bashkimi i Kumanovës po bën hapin drejt elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Arsimit nga Çegranit, në derbin e skuadrave shqiptare të Ligës së Dytë në Maqedoninë e Veriut.

Lideri i tabelës, Makedonija GP, ka pësuar humbjen e dytë radhazi, pasi ka humbur udhëtim me 2:1 nga Pobeda e Prilepit.

Një disfatë befasuese pësoi edhe Bregallnica e Shtipit, e cila u mposht nga Kamenica Sasa me rezultat 4:0.

Makedonija kryeson me 41 pikë, pasojnë Bashkimi me 39, Bregallnica 37, Arsimi 33, Sasa 31 pikë etj.

Rezultatet – java e 18-të

Bashkimi – Arsimi 2:1
Kamenica Sasa – Bregallnica 4:0
Novaci – Boreci 1:1
Ohri - Bellasica 2:1
Osogovo – Kozhufi 0:0
Pobeda – Makedonija GP 2:1
Vardari (N) – Skopje 2:0
Vardarski – Detonite Plaçkovica 1:4



Lexoni të gjitha në Bota Sot