Hysaj thyen parashikimet

- Bota Sot

Hysaj thyen parashikimet

Elseid Hysaj i ka suprizuar të gjithë. Mbrojtësi i djathtë ka thyer parashikimet dhe mund të rikthehet më shpejt nga dëmtimi nga sa ishte menduar më parë.

Futbollisti i Kombëtares pësoi një dëmtim të shkallës së mesme në kofshën e majtë gjatë ndeshjes së Serisë A kundër Kaljarit më 3 shkurt dhe fillimisht pritej të humbiste të paktën pesë javë.

Por, sipas “Il Messaggero”, Hysaj, pasi iu nënshtrua kontrolleve të reja mjekësore ditët e fundit dhe rezultateve pozitive, ato dhanë shpresë për rikuperim më të shpejtë se sa pritej.

Elsi do të humbasë me siguri përballjen e nesërme kundër Milanit, por mund të fluturojë me skuadrën javën e ardhshme në Çeki, për t’u përballur me Viktoria Plzenin në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Europës. Kështu Hysaj mund të jetë i gatshëm edhe për Silvinjon në ndeshjet kualifikuese të Botërorit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot