Rrahmani titullar, Dimarco shënon eurogol! Napoli shmang humbjen në fund në derbin e madh

- Bota Sot

Rrahmani titullar, Dimarco shënon eurogol! Napoli shmang humbjen në fund në derbin e madh

Napoli ka barazuar në frymën e fundit me rezultat 1:1 në stadiumin "Diego Armando Maradona", në derbin e madh të javës së 27-të në Serier A. 

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit mes dy skuadrave që janë kandidatët kryesorë për titullin e kampionit. 

Në minutën e 22-të, Dimarco nga gjuajtja e lirë rreth 23 metra, me gioditje të fortë e mjeshtërore shënoi në këndin e epërm, 0:1 për Interin. 

Portieri i Napolit mbetet i hutuar vetëm shikoi topin duke u futur në rrjetë. 

Në minutën e e 87-të, stadiumi i Napolit shpërtheu si vullkan, Billing ka barazuar rezultatin 1:1.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin, duke treguar formë të mirë.

Interi kryeson me 58 pikë, pasojnë Napoli me 57, Atalanta 55, Juventusi 49 (një ndeshje më pak) etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot