Atletico Madrid në krye të tabelës, Bilbao nuk e meritoi humbjen

- Bota Sot

Atletico Madrid në krye të tabelës, Bilbao nuk e meritoi humbjen

Atletico Madridi është në krye të tabelës së Kampionatit të Spanjës por mos të harrojmë një fakt se ka një ndeshje më shumë se Barcelona në pozitën e dytë.

Atletico kryeson me 56 pikë, duke lënë prapa Barcelonën dhe Realin me nga 54 pikë.

Atletico ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Athletic Bilbaos, në derbin më të vjetër spanjoll në kuadër të javës së 26-të.

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit dhe një Bilbao që nuk e meritoi humbjen në bazë të rasteve. 

Në minutën e 74-të, brenda pak sekondave shtylla dhe traversa ia mohuan golin Bilbaos.

Po ashtu edhe në minutën e 81-të, traversa ia mohoi golin Bilbaos e në anën tjetër me fat ishte Atletico.

Në minutën e 68-të zëvendësuesi Alvarez doli i vetmuar me portier dhe me të majtën goditi bukur duke e dërguar topin po në këndin e majtë të poshtëm, 1:0.

Tri raste i patën edhe në pjesën e parë por kur nuk e do nuk e do dhe skuadra nga Madridi ishte me fat.

Athletic Bilbao renditet në vend të katërt me 48 pikë të mbledhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot