PSG fiton bindshëm

- Bota Sot

PSG fiton bindshëm

PSG është duke fituar 4:0 ndaj Lille, në sfidën për javën e 24-të në Ligue 1, e cila po luhet në “Parc des Princes”.

Serinë e golave e hapi Bradley Barcola në minutën e 6′, i cili dërgoi topin në rrjetë pas topit të kthyer nga portieri i Lille pas gjuajtjes së Dembele.

Golin e dytë e shënoi Marquinhos në minutën e 22-të, pas një rrëmuje në portën e kundërshtarit. Golin e tretë e shënoi i zakonshmi Dembele në minutën e 28-të, pas asistit të Joao Neves.

Në minutën e 37-të, ishte radha e Desire Doue për të shënuar një supergol me një goditje të bukur nga distanca. 

Edhe pse janë ende në lojë edhe 45 minuta, me këtë fitore PSG e çon në 16 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet nga Marseille.



Lexoni të gjitha në Bota Sot