Wirtz është emri më i përmendur në kampionatin gjerman

- Bota Sot

Wirtz është emri më i përmendur në kampionatin gjerman

Florian Wirtz është emri më i përmendur në kampionatin gjerman.

Ylli i Bayer Leverkusen, vlera e të cilit sot llogaritet rreth 140 mln euro, kërkohet nga gjysma e Europës.

Klubi më i interesuar është Bayern, sidomos sepse Wirtz është lojtar i kombëtares gjermane. Nëse je gjerman dhe po shkëlqen, Bayern gjithmonë i mban sytë nga ti.

Ikona e klubit bavarez, Uli Hoeness, është njeriu i cili ka meritat kryesore për suksesin e dy dekadave të fundit në “Allianz Arena” dhe i lejon vetes disa deklarata të guximshme.

“Musiala-Wirtz, kjo është ëndrra ime. Dua që Wirtz të veshë fanellën e Bayern”, ka deklaruar Hoeness më shumë se një herë. Këto deklarata zakonisht nuk pranohen nga Bayern, sepse Wirtz ka kontratë me “Aspirinat”.

TZ shkruan se për herë të parë Bayern nuk është tërhequr mediatikisht, por ka vijuar me rrugën e nisur nga Hoeness, duke përmendur javë pas jave emrin Wirtz. Arsyeja është një truk psikologjik. Bavarezët duan të luajnë me nervat e Bayer Leverkusen para përballjeve në Champions League.

Duke përmendur emrin Wirtz, largohet vëmendja dhe presioni te lojtarët e Bayern, të cilët në letër janë favoritë. E gjitha është një strategji për të kaluar trysninë në Leverkusen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot