Chelsea u duk se do të ishte befasia e bukur e këtij sezoni në Premier League, por me kalimin e muajve i ranë puplat dhe po shfaq probleme serioze.
Reparti më problematik është mbrojtja. Mediat angleze raportojnë se Chelsea ka disa javë që po harton një listë me kandidatë të mundshëm si blerje për merkaton e verës.
Gazetari Di Marzio në Itali, ndërkohë, shkruan se klubi londinez se ka dërguar skautë në Itali për të ndjekur qendërmbrojtësin Sam Beukema, i cili luan te Bologna.
Bëhet fjalë për ndeshjen e së enjtes, ku Bologna fitoi 2-1 kundër Milanit.
Holandezi është lojtar i kërkuar nga disa klube big në Europë, por Chelsea duket më pranë tij.