Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë të bujshme për talentin e Barcelonës, Gavi.
Le10Sport raporton se klubi parisien ka gati 80 milionë euro për mesfushorin spanjoll, nëse roli i tij te Barcelona dobësohet nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Trajneri Luis Enrique ka lidhje direkte me mesfushorin dhe ka biseduar dy herë me të, edhe pse deri tani Gavi nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Barcelona e konsideron figurë kyçe Gavin, por planet për merkaton e verës mund ta detyrojnë klubin të bëjë disa lëshime, për të arritur te disa lojtarë në role të tjera, si për shembull qendësulmues.